20 Mars, 2022

VIDEO/Dua Lipa tund të pasmet gjatë pushimeve, rrjeti shpërthen në komente


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka nisur zyrtarisht pushimet e para verore, ndonëse stina e verës ende nuk ka trokitur.Përmes postimeve të ndryshme në rrjetin social Instagram, ajo ndarë me ndjekësit pamje dhe video por nuk e bën të ditur vendin ku po pushon.

Ditën e somte, ajo ka publikuar disa foto mjaft sensuale, ku shfaqet vetëm me bikini duke nxjerrë në pah format trupore.

Në njërën nga videot ajo shfaqet teksa tund të pasmet, duke bërë që ndjekësit të shpërthejnë në komente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Je e mrekullueshme” “Dukesh mjaft mirë”-ishin disa nga komentet në postimin në fjalë.

Ju rikujtojmë se para disa javësh Dua është akuzuar për plagjiaturë në dy nga këngët saj:”Levitating” dhe “Live Your Life”.

Anëtarët e grupit të Floridës të cilët e kanë akuzuar për kopjim kanë shprehur dëshirën për një pjesë të fitimeve të Levitating dhe po kërkojnë dëmshpërblim.

Levitating doli në vitin 2020 dhe u bë një hit i menjëhershëm në mbarë botën. Kënga kaloi jo më pak se dyzet javë në top listat e njohura amerikane Billboard Hot 100 dhe u bë kënga më e suksesshme e vitit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al