Erion Veliaj i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Show ‘ ka folur më shumë rreth detajeve për Maratonën e Tiranës në kalendarin e maratonave ndërkombëtare. Sipas tij kjo është një mundësi fantastike për promovimin e Tiranës.
Ndërkohë ai tregon edhe për stërvitjen e tij tre mujorshe, për maratonën e dt.15 Tetor! Por stafi i emisionit i kishte përgatitur ‘një surprizë’, një insert me disa sinkrone të shkëputura lajmesh kur ai thoshte fjalën ‘jam shumë i lumtur’. Menjëherë pas dëgjimit të këtij inserti në studio të gjithë qeshën dhe Erioni tha se unë jam koshient që Tirana ka shumë probleme, por qyteti nuk është vetëm infrastrukturë, por është edhe optimizëm.