13 Nëntor, 2017

Video/Erisa Zyko tregon momentin më të vështirë si gazetare, përlotet live në studio


Korrespondentja e njohur e ABC Neës dhe Tv Klan, Erisa Zyka, ka qenë e ftuara e radhës e emisionit të pasdites ‘Rudina’. Erisa jeton tashmë prej 17 vitesh në Bruksel, së bashku me familjen e saj të re, bashkëshortin spanjoll dhe të birin 5 vjeçar.

Përballë moderatores Rudina Magjistari, Erisa rrëfeu më shumë detaje rreth familjes së saj, por edhe momentet më të vështira gjatë karrierës.

Ajo  përkujtoi sulmet e 22 Marsit të 2016-ës në Belgjikë si një nga momentet më të vështira të profesionit të saj, pasi nuk kishte komunikuar për rreth 40 minuta me bashkëshortin e saj, i cili ishte nisur të çonte djalin në kopsht. Gjatë kohës që fliste, gazetarja nuk mundi t’i mbante lotët.

 

“Ka pasur një ndërprerje të komunikimi telefonik që zgjati rreth 40 minuta dhe njerëzit nuk komunikonin dot me njëri-tjetrin. Ndodhën dy sulme, unë nuk po mendoja fare për veten time, por nuk po komunikoja me Zakun (bashkëshortin), i cili kishte përcjellë djalin për në kopsht. Kur gazetarja më pyeti a ke komunikuar me familjen, mua aty më kapi paniku, po mbaroja nga paniku. Ky ka qenë raportimi më i vështirë në jetën time”.

Zyka foli edhe për raportimin e saj gjatë luftës së Kosovës.

“Gjatë luftës së Kosovës kam patur raportime prekëse, përktheja për mediat franceze. Unë isha aq e prekur, kam qarë, ishte gjithë ai dhunim, gjithë ajo përdhosje. Kjo është vlerësuar shumë sepse unë arrita të përkthej dhe përcjell edhe emocionet e kosovarëve”, tha Zyka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al