Brenda pak ditësh, Johnny Depp dhe Amber Heard do të kthehen në sallën e gjyqit. Pas një pauze njëjavore, Amber do të thirret në gjykatë për t’u marrë në pyetje nga avokatët e Johnny.
Në pamjet nga një prej seancave të fundit të gjyqit, Johnny dhe ekipi i tij ligjor mund të shiheshin duke u gëzuar pasi Amber përmendi ish-të dashurën e tij super yllin, Kate Moss. Amber pretendoi se në një debat në vitin 2015 me burrin e saj, ajo u shqetësua se ai do të dëmtonte motrën e saj, Whitney, e cila ishte e pranishme në sherrin e tyre atë kohë. Ajo tha se në atë moment “mendoi për Kate Moss dhe rënien e saj nga shkallët”. Komentet e saj shkaktuan një reagim nga avokati i Johnny, Ben Chew, i cili mund të shihej duke qeshur e festuar.
Videoja nga ai tregon avokatin e Johnny duke u kthyer nga kolegët e tij dhe duke bërtitur “Po!” përpara se t’i drejtohej klientit të tij dhe të thotë: “Mos reagoni. Kjo është perfekte!” Johnny, nga ana tjetër, mban kokën ulur, por mund të shihet duke buzëqeshur dhe duke tundur kokën. Reagimi i njerëzve ndaj ‘festës’ së Ben ka qenë i madh.
View this post on Instagram
Nuk është e qartë saktësisht pse ekipi ligjor i Johnny ishte kaq i gëzuar nga deklarata e Amber. Por emri i Kate ishte i ndaluar të përfshihej në procedura – por tani ekipi i Johnny mund të kërkojë dëshminë e saj për të hedhur poshtë një incident të përfolur mes Johnny dhe Kate.
“Moss thuhet se është ende mikeshë me Johnny-n dhe dëshmia e saj nuk u lejua të jepej më parë sepse nuk ishte aq e rëndësishme,” -tha një avokate e njohur në Kaliforni, Mitra Ahouraian. “Ky është një gabim që Heard bëri, duke përmendur Kate Moss, e cila potencialisht i hapi derën skuadrës së Depp të sjellë Moss si dëshmitare dhe Moss të thotë se: “Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, -shpjegoi Ahouraian.
Halim Dhanidina, një avokat i mbrojtjes penal dhe ish-gjyqtar i Kalifornisë ka thënë për “New York Post” se ekipi i Depp-it tani mund të përpiqet të përdorë përmendjen e Moss në avantazhin e tyre. Dhanidina tha se ekipi i Depp mund të thoshte: “Ti e solle Kate Moss. Ajo nuk do të ishte pjesë e këtij gjyqi, por tani ajo është.” Por ka edhe të tjerë që argumentojnë se: “Jo, ata nuk munden. Ata kanë dorëzuar tashmë listën e tyre të dëshmitarëve dhe ajo nuk është në të.”
Pretendimi i Amberit për Johnny që e shtyu Kate nga shkallët u bë për herë të parë në vitin 2020 gjatë gjyqit të padisë së pasuksesshme të Johnny kundër ‘The Sun’ që e quajti atë abuzues. Në atë kohë, Amber kishte thënë se kishte dëgjuar nga dy njerëz që Johnny e kishte shtyrë Kate nga shkallët ndërsa ata ishin në lidhje në vitet 1990. Avokatët e Johnny kanë pohuar në gjyq se kjo histori ishte një trillim total. Johnny dhe Kate ishin në një lidhje nga 1994-97.
Gjyqi midis Johnny dhe Amber vjen pas një artikulli të 2018 që Amber bëri për ‘Washington Post’. Në të, Amber kishte shkruar se ishte një e mbijetuar e abuzimit në familje, por nuk e përmendi Johnny. Johnny pretendon se shkrimi i dëmtoi karrierën.
Johnny dhe Amber u takuan gjatë xhirimeve për ‘The Rum Diary’. Ata u martuan në vitin 2015, por u divorcuan më pak se dy vjet më vonë. Amber ka pohuar se ka rënë pre e abuzimit fizik dhe seksual nga ish-bashkëshorti i saj. Në përgjigje, Johnny ka mohuar të gjitha këto akuza duke shtuar se ishte Amber ajo që e abuzoi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al