26 Tetor, 2017

Video/Metallica me flamurin shqiptar, përshëndetje e veçantë nga Londra


Grupi më i famshëm i muzikës Heavy Metal Metallica ka pozuar me një flamur shqiptar gjatë ditëve të turit të tyre të fundit në Britani. Fotoja është kërkuar dhe realizuar nga një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër.

Djali i quajtur Ervin Gjonaj, që në profilin e tij në rrjetet sociale mban mbiemrin e liderit dhe vokalistit të grupit Metallica, ka shfrytëzuar këtë moment për të shpalosur flamurin, ndërkohë që si dhuratë për Metallica, më saktë një dhuratë për ditëlindjen e Robert Trujillo, baristit të grupit, ishte një fanellë e kombëtare shqiptare të futbollit.

Ndërkohë si shenjë falënderimi, James Hetfield – vokalisti i grupit, ka përshëndetur në fillim të koncertit të gjithë shqiptarët e pranishëm.

Në momentin që kjo deklaratë është thënë, janë dëgjuar duartrokitje dhe brohoritje nga shqiptarët e pranishëm. Videoja më poshtë e sjell të qartë këtë moment.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al