7 Shtator, 2017

Video/Nora e Roberti e marrin në club, shikoni si Renee zotëron pistën e kërcimit


 

Për shkak të angazhimeve të shumta, këngëtarja Nora Istrefi dhe familja e saj i kanë shtyrë pushimet për në fillim të shtatorit. Me gjithë vonesën në kohë duket se pushimet e tyre të vona kanë qenë më të përfolurat duke marr herë pas here sensin e protagonizmit me detajet që ata na kanë njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe duke qenë se jemi duke folur për detajet e vëmendjen, ato këtë herë i ka fituar plotësisht e ëmbla Renee.

Koha ka kaluar shumë shpejt dhe duket se vogëlushja Renee sot është mjaftueshëm e madhe për të shkuar në club. Nëse për një moment Nora dhe Roberti kanë pasur dyshime për ta marrë me vete me argumentin se nuk është vendi i duhur për një fëmijë, absolutisht ajo u ka treguar se e kanë pasur shumë gabim. Sikundër do e shihni në videon më poshtë, Renee ka hyrë në pistën e vallëzimit dhe ka vazhduar të kërcejë pa asnjë ndrojtje edhe pse ishin dhjetëra sy që e shihnin. Epo…një duartrokitje për Renee-n e vogël, me këtë na tregoi të gjithëve se ç’do të thotë ti kesh prindërit artistë.

Hahahah, zemra e vogël Rene e ‘kalli festën’ ???@_noraistrefi_

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al