1 Prill, 2022

“Vija për të takuar të dashurin”/ Erjona Rusi zbulon se cila ka qenë dëshira e saj më e madhe : Ëndërroja të punoja në…


Moderatorja, Erjona Rusi ka rrëfyer si rrallë herë eksperiencën e saj në “Top Channel” dhe dëshirën që kishte për tu bërë pjesë e saj.

E ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Erjona ka zbuluar se një ndër arsyet përse vinte në ambientet e Topit shumë vite më parë ishte sepse takohej me të dashurin e saj i cili tashmë është dhe bashkëshorti.

Ajo ka treguar se e kishte shprehur gjithmonë dëshirën të punonte në këtë televizion. Por pas 18 vitesh kur iahte e rritur dhe profesionalisht ajo ia arriti të fillonte punë gjatë vitit 2019.

“Fillimisht Top Channel vija vetëm për të pirë kafe sepse i dashuri im asokohe dhe tani burri im, punonte në Top Channel dhe unë thoja atëherë sikur të punoja dhe unë këtu”- u shpreh Rusi.

“Fati deshi që të mos nisja që atëherë por pas 18 vitesh kur isha konsoliduar në profesion pasi kisha krijuar eksperienca të shumta dhe erdha këtu shumë e përgatitur. Në Top Channel kam filluar punë fillimisht në vitin 2019”- përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al