Këngëtarja Angjelina Hadërgjonaj ka shumw vite qw jeton në Los Angeles, ku është shkëputur nga tregu muzikor shqiptar për shkak të angazhimit me studimet. Ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe e kërkuar nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat publikon mjaft shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Hadërgjonaj ka publikuar disa imazhe në InstaStory ku shfaqet në një mbrëmje muzikore, pranë modeles së njohur Vildane Zeneli dhe kolegut të saj këngëtar, Seven Saraqit, i cili gjithashtu jeton në SHBA.
Treshja në fjalë kanë kaluar momentet shumë të mira nën shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe duket të jenë kënaqur nga atmosfera që po shijonin në klubin e natës. Vildanja dhe Angjelina ishin kujdesur që të duken mjaft provokuese në këtë mbrëmje, teksa nuk kanë hezituar të vënë në pah gjoksin e tyre atraktiv, gjatë kohës sa kërcenin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al