DJ i njohur Vin Veli ishte i ftuar së fundi në “Glamour Zone”. Ai foli për shumëçka, por ka zbuluar detaje edhe për jetën e tij private.
DJ ka pranuar se ka dashuruar tri herë, por i konsideroi ndjenja të ndryshme nga njëra-tjetra.
I pyetur nëse ka tradhtuar ndonjeëherë, Vin Veli u shpreh kështu: “Kam tradhtuar, në lidhjen time të dytë ndoshta. Nuk e di nëse ajo e di, sepse tani do të ngatërrohen me njëra-tjetrën. Mendoj që shumë njerëz kanë tradhtuar, pavarësisht se nuk e thonë.”
Ai shtoi se nuk e kujton arsyen pse ka tradhtuar, por me siguri prej moshës apo monotonisë”. Lind pyetja, si e priti ish-partnerja e tij, Bora Zemani, këtë deklaratë tashmë që ata janë ndarë? Ajo e dha përgjigjen e saj, duke postuar foto me aktorin Donald Veshaj, koleg në punë dhe të dashur në jetë. Ajo ka postuar disa video nga puna për “Treshat”, ku duket shumë e dashuruar dhe e lumtur me Donaldin, duke treguar se tashmë e ka hedhur pas të shkuarën.
Ka kaluar më shumë se një vit, që kur moderatorja e njohur Bora Zemani filloi të dilte hapur me një nga vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj. Vëllai misterioz i Romeo Veshaj nuk e fsheh tashmë lidhjen me Borën.
Duhet të përmendim këtu që Bora ka një fëmijë nga martesa që ka pasur me DJ Vin Velin, ndërkohë që Donaldi është beqar dhe tashmë ata e shohin njëri-tjetrin si një familje, pasi kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë. Kështu, pas fotove që Bora postonte nga shtëpia e Donaldit në Vlorë, tashmë presim fotot e çiftit në apartamentin e tyre në Tiranë.
E ftuar më vonë nga Ermal Mamaqi, ajo i habiti të gjithë me deklaratën e saj. E pyetur nga moderatori nëse tani që ka Arborin është bërë pishman apo jo, Bora u shpreh se pikërisht për këtë arsye Vin Veli është gabimi më i bukur dhe do vepronte njësoj sikur 1 mijë jetë të kishte.
“Absolutisht jo, e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Po të kthehesha pas në kohë, ndoshta shumë gjëra do t’i ndryshoja te vetja, por Vinin jo. 1 mijë jetë të kisha, në të 1 mijë jetët do gaboja njësoj, që të kisha Arborin”, u shpreh Bora. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al