6 Tetor, 2017

Viola dhe Petrula Spiro të pandara, shfaqen kudo bashkë


Dikur, dy velinat e Fiksit, njëra bjonde dhe tjetra brune. Shumë të pëlqyera nga publiku, njësoj si parardhëset e tyre, Marina dhe Luana Vjollca. Ndërkohë që Viola Spiro ndoqi karrierën televizive si gazetare sporti dhe ka aktivitet në ekran edhe si e ftuar në shumë emisione, e motra Petrula nuk duket më në asnjë vend.

Njësoj e bukur si e motra, mesa duket ajo ose nuk e aspiron botën e televizionit, ose nuk ka arritur të çajë. Ndërkohë, motrat janë gjithmonë bashkë. Në evente dhe kudo, Vjola dhe Petrula bien menjëherë në sy si motrat bukuroshe.

violaPak ditë më parë, ato u fotografuan nga paparaci ynë me veshje sport, teksa po bëheshin gati për t’u futur në kinema. Por, si gjithmonë, një selfie për t’u hedhur në Instagram është i domosdoshëm. Kështu, gjithë ndhekësit e tyre e marrin vesh se Viola dhe Petrula po shohin një film në kinema në këto momente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al