12 Tetor, 2017

VIP-at naivë, që kanë rënë pre e mashtrimeve


Sa më shumë që dikush të jetë i famshëm, pra sa më shumë të ketë para dhe publicitet, aq më shumë janë të synuar prej mashtruesve. Më poshtë do ju rendisim rastet e 4  yjeve të famshëm që kanë rënë pre e mashtrimeve në mënyrë krejt të pafajshme.

Kim Kardashian

Kim Kardashian është e famshme dhe e suksesshme. Ajo është edhe një biznesmene e zonja, çka domethënë se nuk ua di skajin parave. Vitin e kaluar ajo u plaçkit në Paris, por disa vjet më parë kishte qenë pre e mashtruesve. Një grua nga Florida, me emrin Kyah Green, bashkë me të birin 19- vjeçar, Luis Flores, vodhën nga Kardashian rreth 70 000 dollarë. Ata ia kishin vjedhur Kimit të dhënat e kartës së kredisë dhe i bënë kërdinë.

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston është njëra nga aktoret më të pëlqyera në botë. Ajo zbuloi se parukierja e saj ishte duke e plaçkitur. Maria Gabriella Perez ishte stiliste flokësh për të famshmet. Ajo posedonte një sallon bukurie në Bevelli Hills, ku shpesh shkonin emra të njohur, si Jennifer Aniston dhe Liv Tyler. Maria kishte vjedhur të dhënat e kartave të tyre të kredisë, duke bërë blerje më pas në emrin e tyre.

Anne Hathaway

Aktores Anne Hathaway  nuk ka fat kur vjen puna me meshkujt. Njëri prej meshkujve me të cilin ajo frekuentohej, doli të ishte një mashtrues i madh. Raffaello Follieri keqpërdorte religjionin për t’i bindur njerëzit të investonin, por më pas ua vidhte paratë dhe zhdukej. Ai prezantohej si përfaqësues i Vatikanit. Ai nuk hezitoi që ta plaçkiste edhe të dashurën e tij, aktoren Hathaway. Më pas u burgos dhe u përzu nga SHBA-ja.

Robert de Niro

A ua merr mendja se ka pasur bir nëne që ka arritur ta mashtrojë dhe ta plaçkis De Niron? Ka pasur dhe emri i tij ishte Lawrence Salander. Ai plaçkiste artistët. De Niro kishte një koleksion prej 50 pikturash të cilat ia kishte lënë i ati i tij, entuziast i artit. Ai vendosi që ta shiste këtë koleksion dhe, për këtë shkak, iu drejtua pronarit të galerisë, Salander. Salander i shiti pikturat, por paratë prej 88 milionë dollarësh i mori për vete, për t’i larë borxhet. De Niro nuk e mori as edhe një kacidhe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al