Dubai ka qenë “arratia” e disa personazheve të famshëm për të pushuar në këtë periudhë pandemie.
Udhëtimin në destinacionin e largët e ka bërë dhe modelja e njohur Rovena Domi, e cila për “Panorama Plus” rrëfen impresionet e saj.
Si një shpirt i dashuruar me udhëtimet, ish-Missi i “Queen of the World 2010” në Nurburgring të Gjermanisë, rrëfen se si është të udhëtosh me testin e “Covid-19” si garanci në vajtje e ardhje, shqiptarët e njohur që përshendetet në udhëtimet e saj dhe planet e juristes me diplomë.
Në Dubai për pushime, si është të udhëtosh në kohë pandemie?
Në këtë periudhë është e vështirë të udhëtosh, sidomos në destinacione të largëta pasi të kërkojnë testin e Covid-19 në vajtje dhe në kthim. Mund të themi që nuk është periudha e duhur për pushime verore, siç unë bëra në Dubai në sezon dimri.
Udhëton shpesh drejt Dubait, dhe ndodh që shkëmbehesh me njerëz të njohur nga Tirana?
Ishte hera e dytë e udhëtimit tim drejt Dubait, ndërsa si tranzit e kam përdorur shpesh. Shkëmbimi në distancë me ta mund të themi, ose një përshëndetje në mënyrë miqësore.
Si të duken njerëzit atje dhe a kanë ndonjë përshtypje specifike për vajzat shqiptare?
E them me plot bindje dhe në mënyrë shumë të sinqertë që janë njerëz dhe popull tej mase i kulturuar dhe paqedashës. Përshtypja e tyre për vajzat shqiptare mendoj se është pozitive, por njëkohësisht në mënyrë individuale është relative.
Nëse do të zgjidhje një vend për të jetuar jashtë Shqipërisë, mbi cilin do ta vendosje gishtin në hartën e botës?
E kam thënë dhe e them, Milano është qyteti im i preferuar. Më pas vjen Gjermania ose Viena. Këto qytete në Europë më pëlqejnë për të jetuar.
Duket bukur nga jashtë, por është e vështirë të menaxhosh jetën nga një udhëtim në tjetrin dhe se si ia del?
Është e vështirë, sidomos kur udhëtoj vetëm dhe e pashoqëruar nga askush.
Nga gjithë kufizimet e pandemisë, cili kufizim të duket më i papërballueshëm?
Dihet që për çdo qytetar është karantinimi, kufizimi më i vështirë pasi është le të themi izolim për një person, kufizim nga çdo liri lëvizjeje.
Të ka ndodhur që ke krijuar miqësi të reja në avione me djem apo vajza të pasur nga Shqipëria, që udhëtojnë në destinacione të bukura?
Jo, nuk më ka ndodhur, por nuk paragjykoj askënd.
Ka disa që thonë që paraja s’të bën të lumtur, po ti ke të njëjtin mendim apo je në anën e atyre që mendojnë të kundërtën?
Unë them në përgjithësi që gjërat e bukura të bëjnë të lumtur e të bëjnë të ndihesh krenare për çdo gjë pozitive që të rrethon.
Çfarë plani po bën për të qenë një femër me pushtet?
Unë me profesion jam juriste. Arsimimi im ky është, të cilin e adhuroj, por nuk ndihem ende gati për t’iu rikthyer punësimit në shtet.
Bukuria të hap dyert apo ta vështirëson jetën duke qenë se të gjithë mund t’i kenë sytë te ty?
Imazhi i pastër dhe i bukur të ndihmon shumë si fillim, por nuk është gjithçka për të mposhtur të gjitha sfidat e jetës. Vëmendja nga publiku kurrë s’më ka munguar e s’do më mungojë. Për këtë jam e bindur, pasi kur të vlerësojnë, ke edhe vëmendje.
/Panoramaplus.al/ Nga Klotilda Harka
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al