5 Nëntor, 2017

VIP-at që do këndojnë te programi i Marina Vjollcës


“C’est la vie” është formati më i ri televiziv, i cili do të shfaqet nesër në TV “Klan”. Por, nga ana tjetër, nuk është një format i panjohur për publikun, pasi vëllezërit Laço kanë sjellë në vite disa formate televizive të ngjashme ku kryefjalë është kënga dhe ku këndohet nga profesionistë ose jo. Tashmë ata kanë blerë një format të patentuar dhe Marina Vjollca ishte fatlumja që u zgjodh për ta prezantuar.

“C’est la vie” do të sjellë në një garë këndimi personazhe të njohur të skenës. Këngëtarët profesionistë do të jenë përballë VIP-ave. Marina ka publikuar spotin e emisionit në Instagramin e saj, duke na prezantuar dhe me personazhet e ftuar. Disa prej tyre janë: Anxhela Peristeri, Ori Kuçi, Big Mama, Era Rusi, Erik Lloshi, Erisa Xhixho, Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi Haruni, DJ Vicky, Skerdi Faria, Aulona Musta, Fatma Haxhialiu, Xhieldo Hyseni, etj. Programi do të transmetohet në orën 20:05 për disa javë me radhë. / Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al