26 Shtator, 2017

VIP-at që vërtet nuk kanë nevojë për grim


Grimi është diçka e lehtë për t’u mësuar e disa femra nuk e bëjnë hapin të dalin nga shtëpia pa të. Por jo domosdoshmërish grimi është aksesori kryesor i bukurisë, pasi disa tipare të bukura mund të shkëlqejnë edhe pa grim, edhe në një fytyrë ‘ujë dhe sapun’.

Mes vipave të famshëm ka prej atyre që kanë guxuar edhe kanë fotografuar veten pa grim, duke mos pasur asnjë lloj kompleksi për pamjen e tyre.

Janë personazhe publiku dhe shoubizi që sot e kanë një moshë të caktuar dhe prapë janë po aq të bukura dhe shkëlqyese saç kanë qenë në hyrje të viteve 2000.

ASHLEY GRAHAM        Si modele profesionale, Ashley Graham përfundimisht e di si duhet të bëjë make up  dhe të duket e bukur. Graham kishte lënë gjithçka pas shpine, kur në rrjetet sociale në fillim të muajit shtator ka hedhur një foto pikante për t’u shfaqur pa asnjë fije grimi. Jo vetëm ne, por janë edhe rreth 5 milionë ndjekës në llogarinë e saj në ‘Instagram’, që e kanë pohuar se sa e mahnitshme që është.

BRITNEY SPEARS      Disa nga fotot e saj të postuara në mediat sociale nuk janë ndër më të mirat për shaka të ndonjë shpërkujdesje në shkrepje, por ju nuk mund ta mohoni se ajo është e bukur dhe kur do ajo është edhe mbresëlënëse.

CARA DELEVINGNE    Cara Delevingne ishte një nga modelet më popullore në gjithë industrinë, kur kishte zgjedhur t’i përkushtohej aktrimit. Kishte bërë shumë sukses me filmin “Suicide Squad” dhe kishte dhe një rol të madh me “Valerian” dhe qytetin e mijëra planetëve. Delevingne ka shumë foto të bukura, ku shihet me grim, por ajo është shumë seksi edhe pa grim.

 

EVA LONGORIA    Eva Longoria nganjëherë duket qesharake në foto, por kjo nuk mjafton të shpërqendrohemi nga dukjet e saj të hatashme. Tani në të dyzetat, Longoria është një nga yjet e bukura dhe kurdo që e poston një foto, besoni apo jo, njerëzit e pëlqejnë dhe e komentojnë. Përderisa Longoria nuk kishte fat në dy martesat e para, shpresojmë se më në fund e ka gjetur paqen me Jose Baston, me të cilin është martuar në vitin 2016.

JENNIFER LOPEZ    Jennifer Lopez është e vetëdijshme se njerëzit e fotografojnë. Me gjasë kjo edhe është arsyeja përse sa herë del nga shtëpia duket bukur dhe mahnitshëm, përfshirë këtu edhe aplikimin e paktë të grimit.Në muajin qershor, Lopez hodhi në “Instagram” një foto për ta parë se si vërtet dukej pa grim. Mbishkrimi ishte: “Kështu është para shfaqjes, ulur këtu, pa grim, pa asgjë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al