4 Tetor, 2017

VIP-at solidarizohen për vrasjen makabre të qenit në Kuçovë,ja gafa e Aurela Hoxhës


Një video tronditëse që prej ditës së djeshme duket se ka ngjallur reagime të ashpra në rrjet. Në video shfaqen pamjet horror teksa një 14-vjeçar masakron me sëpatë një qen, derisa ai ka ngordhur.

Kjo ka bërë që shumë prej personazheve të famshme të showbizit shqiptarë të shpërthejnë në akuza ndaj autorit dhe po ashtu ata i bëjnë thirrje Policisë të marri masa ndaj tij, shkruan opinion.al

Roza Lati, Alban Ramosaj, Besa Kokëdhima, Beatrix Ramosaj, Ermal Peçi e shumë të tjerë kanë reaguar në Instagram nëpërmjet një postimi ku shprehin solidaritetin e tyre për kafshët, ata kanë vendosur hashtagun në #ZI.

Ajo që u vu re ishte se modelja Aurela Hoxha pasi ka publikuar statusin e saj në Instastory ka taguar kryeministrin Edi Rama dhe ish ministrin e Bujqësisë Edmon Panaritin. Mesa duket se Aurelës i ka ngelur ora tek qeveria e vjetër, pasi Panariti nuk është më Ministër, vendin e tij prej një muaji e ka zënë ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al