5 Shtator, 2017

Vipat s’kanë të ndalur, një dasmë tjetër e madhe në showbizin shqiptar


Ky vit nuk i ka përmbyllur dasmat e mëdha mes personazheve të njohur. Pas çifteve që u kurorëzuan këtë verë dhe fillim vjeshte, edhe fituesit e Big Brother kanë vendosur të zhvillojnë një ceremoni të dytë, tashmë jashtë shtëpisë së Big Brother. Danjeli dhe Fotinia janë përfolur shpesh pas daljes së tyre nga Big Brother se do të organizojnë një dasmë të madhe me shumë të ftuar, por ende ata vetë nuk e kishin konfirmuar. Kjo do të jetë dasma e dytë e çiftit, pas dasmës civile që u realizua brenda në shtëpinë e BB9.

Dasma live dhe celebrimi në Big Brother nuk do të mbetet me kaq për çiftin fitues të formatit. Këtë pasdite, Danjeli dhe Fotinia janë shfaqur live në Instagram dhe kanë shuar kureshtjen e fansave për raportin e tyre.

Siç shkruan “revista Who”, ata kanë kthyer përgjigje edhe për pyetjen kur do ta organizojnë dasmën. Tashmë duket se e kanë vendosur, dasma do të jetë në nëntor. Fotini konfirmoi edhe një herë lajmet që ishin përhapur kohët e fundit. Por nuk e la me aq. Pasi lexoi pyetjen “Kur do e bëni bebin?”, ajo i bëri Danjelit të njëjtën pyetjen dhe pastaj e ktheu vetë përgjgijen: “Bebi ynë është pa plan…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al