6 Janar, 2024

Viruset e dimrit si ndikojnë tek problemet me stomakun dhe çfarë duhet të bëni


Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare.

Simptomat e problemeve të stomakut zakonisht zgjasin 1-2 ditë ose më gjatë.

Këto probleme shkaktohen nga viruset.

Një nga më të përhapurit është ai që njihet si norovirus që transmetohet nëpërmjet prekjes.

Përse Problemet dhe Infeksionet e Stomakut Janë Më Të Përhapura Në Dimër

Problemet e stomakun janë më të përhapura në dimër sepse norovirusi lulëzon më tepër në temperatura të ftohta.

Përparimi i mjekësisë moderne është shoqëruar krah më krah me formimin e llojeve të reja të viruseve ndaj të cilëve asnjëri prej nesh nuk është imun.

Parandalimi Dhe Trajtimi

Një person i prekur nga ky virus i stomakut mund të infektojë të tjerët që në momentin kur shfaqen simptomat deri në 48 orë pas tyre.

Për fat të mirë, njeriu mund të marrë disa masa për parandalimin e infeksionit ku përfshihen:

Pastrimi i sipërfaqeve të shtëpisë me ujë të nxehtë dhe solucione disinfektuese,

Larja e duarve me sapun dhe ujë të bollshëm për më shumë se 10 sekonda,

Tharja e duarve me peshqir të pastër,

Larja e duarve përpara gatimit, përdorimit të tualetit, përkujdesja për një person të sëmurë.

Megjithatë mjekët këshillojnë pushim dhe lëngje për të parandaluar dehiratimin që shkaktohet nga të vjellat dhe diarea.

Njerëzit më të brishtë dhe më të rrezikuar nga ky infeksion janë të miturit, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobët./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al