12 Prill, 2022

Visjan Ukcenaj zbulon epitetin e pazakontë që ai dhe partnerja përdorin për njëri-tjetrin


Visjan Ukcenaj është ndër aktorët komikë më të njohur në vendin tonë. Përveç show-t të humori, Klanifornia, pjesë e të cilës është prej vitesh, ai po ashtu është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan video funny me familjen dhe miqtë e tij.

Visjan ishte sot i ftuar në “Wake Up” ku ka folur për emrat me përkëdheli që përdorin çiftet me njëri-tjetrin. Aktori zbuloi se ai dhe partnerja, Jona, e thërrasin njëri-tjetrin zhepsi ose zhesi.

“Ka lindur si një fjalë e përkëdhelur e fjalës zemër. Dhe doli zeshi. Në 11 vite lidhje kjo është e vetmja fjalë që përdorim me njëri-tjetrin. Po më thirri me emër dhe mbiemër, diçka ka ndodhur. Kur je gjithë kohës duke thirrur njëri-tjetrin me shprehjen e dashurisë, e papritur gjërat bëhen zyrtare dhe ajo të flet me emër do të thotë: “Ajde flasim për disa gjëra serioze”.”- tha me humor Visjani.

Visjani dhe Jona janë në një lidhje prej 11 vite e gjysmë. Ata janë njohur në kohën kur kanë qenë studentë. Jona ka treguar në një intervistë më parë se në atë kohë, Visjani ishte ndër të vetmit djem që u bënte foto vajzave në Akademinë e Arteve dhe kjo gjë i ka tërhequr vëmendjen.

Aktori nga ana tjetër ka zbuluar se përpjekjet e tij dhe sfidat që kishte kaluar për t’i fituar zemrën bashkëshortes, kanë qenë të shumta.

Që në impaktin e parë ndjeva kuriozitet. Ishte një femër e cila nuk ishte e zakonshme dhe ishte shumë e mbyllur. Nuk fliste me njeri. Ishte realisht një sfidë, pasi unë isha mësuar që në Akademi përgjithësisht tipat e njerëzve janë pak ekstrovertë, duan të duken. Jona ishte komplet e kundërta dhe kjo bënte dukje akoma më shumë. Pastaj kam këmbëngulur për tre muaj rresht që ta takoja, që të dilte në një tek kafe. Çfarë nuk bëja. Futesha në mes të klasës pa pikë lidhjeje, bëja një batutë interesante dhe ikja“,– ka treguar aktori.

Çifti simpatik u bënë prindër për herë të parë në 2018 kur mirëpritën në jetë vogëlushi Divin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al