Periudha e shtatorit duket se ka kthyer të televizion të gjithë të ikurit me pushime dhe emisionet kanë rinisur. Kjo e hënë shënoi startin e sezonit të ri të pasdites në Klan “Rudina” . Moderatorja ka zgjedhur të trajtojë si çështje të parë të emisionit ngjarjet më të bujshme të showbizit. Pra bëhet fjalë për martesat dhe divorcet vip që janë përfolur aq shumë në media këto kohët e fundit. Dasma e çiftit, Orinda Huta dhe Turjan Hyska përpara një muaji dhe ajo e çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë pasur një jehonë të madhe.
Jo vetëm rrjetet sociale janë gjendur të pushtuara prej lajmeve që vinin prej tyre, por së bashku me çiftet dhe të ftuarit duket sikur e ka shijuar e jetuar atmosferën një publik i tërë. Por, jo pa bujë kanë kaluar edhe divorcet gjatë këtyre muajve.
Albi Nako dhe Klaudia Pepa i dhanë fund këtë verë marrëdhënies së tyre martesore 4-vjeçare. Edhe pse shpesh të komentuar nga media rozë, çifti ndarazi u shpreh se ky vendim ishte marrë në dakordësi të të dyja palëve.
Një tjetër çift që i ka dhënë fund martesës këtë verë kanë qenë edhe Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni, të cilët kishin një marrëdhënie edhe më të gjatë, plot 17 vjet së bashku, prej së cilës janë prindër të Dan.
Po ashtu një lajm i bujshëm dhe gati i papritur ka qenë ai i ndarjes së këngëtarit Luiz Ejlli nga vajza e ishkryeparlametares Jozefina Topalli, Megi Topallit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al