16 Nëntor, 2024

Vitaminat për zemrën, cilat janë 6 mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit


Suplementet e vitaminave po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e njerëzve që kërkojnë doza të shpejta të këtyre ushqyesve të nevojshëm. Shumë njerëz marrin suplemente vitaminash edhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, studimet shkencore konfirmojnë se marrja e këtyre suplementëve nuk luan asnjë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Studimet pohojnë se ulja e këtij rreziku mund të arrihet falë zgjedhjeve të zgjuara e të shëndetshme në ushqyerje.

Të dhënat  rekomandojnë disa hapa të thjeshtë në përmirësimin e regjimit ushqimor për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Shëndeti i zemrës përmirësohet falë:

Konsumit të rregullt të peshqve të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D siç janë peshku ton apo salmon;

Ngrënia çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet;

Ushqyerja me perime me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë siç janë karrotat dhe specat. Ato janë të pasura me vitamina të shëndetshme për zemrën dhe fibër;

Konsumi i fasuleve me ngjyrë të errët të cilat janë të pasura me vitaminë B, fibër dhe minerale të tjera të vyera;

Ngrënia e brokolit të freskët dhe pak të gatuar për të marrë më shumë vitaminat C dhe E.

Pirja e një gote me verë të kuqe herë pas here dhe ngrënia e çokollatës së zezë me të paktën 70 përqind kakao.

Një regjim i tillë i shëndetshëm dhe i shijshëm do i falë zemrës suaj shëndet dhe lumturi.

Bëjeni para gjumit: në mëngjes rrudhat janë 70% më pak të dukshme

Studimet e fundit gjithashtu rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj.

5 Racione fruta dhe perime

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës.

Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve.

Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 Minuta Aktivitet Fizik

Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.

8 orë gjumë

Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën.

Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al