Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i kushtoi disa fjalë mjaft emocionuese babait të tij, përmes një statusi në profilin zyrtar në Facebook, teksa ky i fundit i kishte bërë një vizitë në zyrën e tij të punës.
”Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin.
I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur. Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndershmëri e virtyte të larta. Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut.
Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai. Këto vlera janë të përhershme për mua.Jam shumë krenar që jam djali i tij.” -përfundon statusin kryeministri.
Kujtojmë këtu se familja Haradinaj për shkak të luftës në Kosovë i është dashur të kaloj shumë peripeci dhe ka humbur edhe disa anëtarë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al