16 Nëntor, 2020

“Vjehrra më tha që …”- Venera Lumani dhe Lind Islami zbulojnë kur do të martohen dhe vendin ku dhanë puthjen e parë: Na e marrin për keq


Lind Islami dhe Venera Lumani janë ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar.

Historia e dashurisë së tyre nisi teksa ishte konkurrentë në “The Voice” dhe që nga ajo kohë janë së bashku.

Gjatë një interviste së fundmi, çifti këngëtarëve, që kanë realizuar disa bashkëpunime së bashku, treguan vendin ku kanë dhënë puthjen e parë.

“Unë ia vodha puthjen e parë. Nuk e themi, sa herë e kemi thënë na e kanë marrë për keq. E themi?”- u shpreh Lind Islami, i ftuar në “E diela shqiptare”.

Ndërsa Venera Lumani shtoi: “Në fillimet tona të para, i kërkoja Lindit të shkonim në park, jo lokale. Dhe vendi i vetëm ku mund të shkonim ishte Liqeni, por ia tregojmë këtë gjë shoqërisë sonë thonë ‘atje nuk bëhen punë të mira’. Kjo është historia e puthjes sonë të parë.”

Këngëtarja zbuloi problemin që kishte në fillimet e lidhjes me partnerin e saj, duke u shprehur se nuk e kuptonte kur fliste dhe Lind Islami duhet t’ia shpjegonte disa herë.

 “Në fillim të lidhjes nuk e kuptoja Lindin kur fliste. Më duhej të më shpjegonte 2-3 herë por më pas u ambientuam,”- tha ajo.

Ndërsa treguan edhe planet për dasmën. Venera Lumani tha se vjehrra i ka thënë që në vitin 2021 do të bëhet dasma dhe nëse gjithçka shkon mirë do martohen vitin e ardhshëm.

“Për dasmën flasim sa herë që shkojmë në ndonjë vend të bukur. Themi ‘këtu do ta bëjmë’,”- tregoi Lind Islami.

Ndërsa këngëtarja përfundoi: “Këtë pranverë nëna e Lindit tha vitin tjetër do bëjmë dasmën. Kështu që unë po ia marr si të mirëqenë fjalën. Do Zoti shkon gjithçka mirë dhe të bëjmë dasmën.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al