Aktorja e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka rrëfyer për vështirësitë në jetën e saj, ndërsa u ndal tek divorci me bashkëshortin, aktorin Agim Shuke.
Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth.
Po ashtu jo rrëfen edhe raportet jo të mira që kishte me vjehrrën, ndërsa thekson se burri nuk e mbrojti asnjëherë.
“Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje, “K.…” llafet që nuk i pranoja unë si natyrë, edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më lindte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar për opinion që ishte në atë kohë se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava atë njeri jo se nuk do ta vazhdoja nëse nuk do më kishin ndodhur këto gjera, nëna e tij ishte shumë agresive me nusen, kur vetë ka qenë nuse. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’. Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Vetëm kockë e lëkurë. Ky nuk më mbrojti asnjëherë”, tregoi Mirketa Çobani në emisionin Living Room.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al