8 Qershor, 2021

“Vjehrra ndërhynte deri te bluza që mbaja veshur”- E divorcuar dhe me fëmijë, historia e trishtë e 23-vjeçares së “She’s on Top”: Bëja punët e shtëpisë dhe..


Silvi, një prej konkurrenteve të “She’s on Top”, ka rrëfyer historinë e saj të trishtë dhe të dhimbshme njëkohësisht.

silvi (6)

E ftuar në “Ftesë në 5”, 23-vjeçarja ka treguar se në moshë shumë të re është bërë nënë për herë të parë, por të gjithë familjen e saj e ka pasur kundër.

silvi (2)

Megjithatë, ajo vendosi të largohej nga shtëpia dhe pas një viti mbeti shtatzënë. Konkurrentja ka treguar mes lotësh se i është dashur të bëjë regjim shtrati nga muaji i katërt deri në të nëntin, pasi rrezikonte të dështonte dhe se çdo ditë bënte serum për tetë orë.

silvi (5)

Familja vendosi të fliste me Silvin vetëm kur mësuan se ajo do të bëhej nënë shumë shpejt.

silvi (8)

Sot ajo është e divorcuar dhe djali i saj është plot 6 vjeç, por Silvi ka treguar se arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë ndërhyrja e vazhdueshme e nënës së ish-partnerit të saj në marrëdhënien e tyre.

silvi (7)

Familja e tij ka qenë shkaku kryesor i ndarjes. Nëna e tij ndërhynte shumë te ne, deri te bluza që mbaja veshur. Mamaja e tij do ishte në çdo hap tonin, edhe pse ne banonim në banesën tonë.

silvi (9)

Nuk e di, realisht, stresi ndikoi shumë në shtatzëni. Unë kujdesesha për bashkëshortin tim dhe punët e shtëpisë, por sa herë që vinte ajo gjente diçka… ishte pak edhe xheloze mund të them, Dy muaj pasi erdhi djali në jetë, nuk duroja dot më dhe u divorcova. Unë kalova dhe trombozë në këmbë”,- u shpreh Silvi.

silvi (4)

Ajo tregoi se në muajin e gjashtë të shtatzënisë foli për herë të parë me nënën nga familja dhe pas kësaj, të gjithë i ka pasur mbështetje. Prandaj, vendimi për t’u larguar nga shtëpia e ish-bashkëshortit me djalin dy muajsh, erdhi pasi ajo kishte komunikuar me të atin.

silvi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al