2 Tetor, 2024

“Vjehrrë e lumtur, nuse e…”- Si rrallë herë më parë Loredana shfaq foton krah mamasë së të dashurit! Ja si gëzojnë ato kur Karim shënon në fushë


Loredana prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që nga dita që bën publike romancën e tyre çifti nuk është ndalur së postuari së bashku.

Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” me  mamanë e partnerit.

Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.

Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana pasi Adayemi shënoi hat-trick.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al