Për të gjithë fansat e BlackBerry-t, GITEX Technology në Dubai, prezantoi BlackBerry Motion një smartphone vetëm me ekran dhe një bateri masive. Smartphone-i vjen me një ekran LCD 5.5 inç dhe një procesor Snapdragon 625 SoC. Gjithashtu është i pajisur me 4GB Ram, 32GB hapësirë ruajtëse dhe një bateri 4000mAh. Dhe, është rezistent ndaj ujit.
BlackBerryMotion do të jetë fillimisht i disponueshëm në Lindjen e Mesme për rreth 460 dollarë amerikanë. Mes karakteristikave të tjera është fotokamera e pasme prej 12 megapiksel dhe ajo e përparme prej 8 megapiksel, lexuesi i gjurmëve dixhitale dhe rezitent ndaj ujit dhe pluhurave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al