14 Mars, 2022

“Vjen një kohë që lodhesh”/ Nga distancimi prej botës së showbizit deri te mesazhet me Putin dhe BBV 2, rrëfehet Kallashi


 

Valltarja e njohur Kallashi kishte shumë kohë e distancuar nga bota e shoëbizit. Por ajo u rikthye në vëmendje pak ditë më parë nëpërmjet një videoje ku i dërgonte një mesazh presidentit rus Valdimir Putin. Së fundmi në një intervistë ajo ka folur rreth distancimit të saj nga bota e shoëbizit, dhe ka sqaruar të vërtetën e “mesazhit” që i dërgoi presidentit rus.

Kallashi, emri i vërtetë i të cilës është Donjeta Kosumi, tha se ka vendosur të qëndrojë larg zhurmës dhe shoëbizit duke shtuar se i ka pëlqyer qetësia.

Ndër të tjera ajo sqaroi videon e shumëkomentuar ku i bënte një mesazh presidentit rus Putin, duke i thënë që “të ndalojë lufën sepse dëshiron të martohet.” Kallashi sqaroi se e gjitha ka qenë një shaka, të cilën e ka parë te shumë njerëz të tjerë në rrjetin social Tik-Tok.

Për sa i përket jetës së saj personale, ajo tregoi se nuk e ka gjetur ende njeriun e jetës, duke shtuar se i pëlqejnë meshkujt xhentëllmena.

Biseda e plotë:

Çfarë ke bërë këto kohë që je zhdukur nga showbizi?

Asjgjë, thjesht jam larguar nga zhurma, zhurma e natës. Jam nider shumë mirë dhe kam vazhduar dhe më ka pëlqyer qetësia. Nuk jam penduar, por normalisht kam pasur punën. Vjen një kohë që lodhesh thua stop.

Të thërrasin ende Kallashi?

Jo shoqëria e ngushtë më thërrasin Donjeta dhe nuk më pëlqen të më thërrasin Kallashi. 

Çfarë mendon kur i shikon fotot dhe videt e mëparshme?

Them si ti fshij këto intervista ose këto foto ose këto video. Më vjen.. se di… nuk mund ta shoh veten fare ashu. Unë mendoj se çdo VIP nuk mund të shohë veten nëpër klipe ose video.

Me çfarë pune po merresh aktualisht?

Nuk po merrem me asnjë punë thjesht po shijoj pak qetsinë.

Vetëm apo me të tjerë?

Jo vetëm me shoqërinë.

Me Putinin mbase… I ke thënë Putinit ndaloje luftën sepse dua të martohem. Si qëndron e vërteta?

Këtë e bëra si batutë sepse pashë disa story të ngjashme të të huajve. Nuk ma mori mendja se do bëhej kaq e madheme të vërtetë. Nuk kam shkëmbyer mesazhe me të.

Çfarë do t’i thoje po të kishe mundësi ta kontaktoje?

Normalisht si të gjithë, që të ndalojë luftën ose nuk e di…

Ti do të martoheshe nëse do e ndalonte lufën?

Jo unë kam bërë si batutë. Nuk do martohem sepse nuk e kam gjetur ende njeriun e jetës.

Pse nuk e ke gjetur akoma?

Është tipi i njeriut… Nuk e gjej veten, nuk më ngjisin, më paskan marrë mësysh.

Të ka munguar të paturit një xhentëllmen?

Po normalisht. Kur i shoh ndnjëherë shoqet e mira që kanë problem, xhelozi në çift them jo nuk dua fare.

Po fëmijë?

Patjetër, unë i kam qejf fëmijët dhe jam shumë familjare dhe po deshi Zoti…

A ke pasur paragjykime?

Jo, nuk kam pasur. Me sa di unë jo. Më ka ndodhur një rast që kam patur një lidhje të gjatë, normalisht nga pamja ose karriera, paragjykimet që ka çdo njeri. Nuk dua të flas për veten por janë rastisur të më njohin nga afër dhe unë nuk jam njeri i keq për të më paragjykuar kaq shumë.

Do hyje në BBV 2?

Nuk e di.. Nga fundi ndoshta do futesha… Pa telefon dhe  e mbyllur nuk e di. I e kami parë nga jashtë dhe nuk mud ta paramendoj veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al