Inspirimet më të reja nga shtëpitë më të famshme të modës botërore kanë mbërritur. Plot ngjyra, sharm dhe finesë do të shihni sesi ky sezon vjeshtë-dimri do ju bëjë të ndiheni e ngrohtë dhe me stil.
Koleksionet vjeshtore tashmë kanë filluar t’i mbushin dyqanet, e ju mbetet juve që vetë të zgjidhni diçka nga materiali i ofruar.
Edhe pse do të jemi në vjeshtë apo edhe dimër , ‘’lulet’’ dhe detajet e krijuara prej tyre janë një atraksion që do të vazhdojë edhe gjatë këtij sezoni.
Pantallonat lëkurë dhe xhupat e lëkurës duhet të jenë në garderobën tuaj dhe ato mund të vijnë shumë bukur të harmonizuara me një palë çizme në ngjyrat e tokës apo edhe kambale.
Në fotogalerinë ne po ju njohim me disa propozime interesante që mund të jenë idealet për tu ndjerë një femër me stil dhe e bukur gjatë kësaj vjeshte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al