5 Maj, 2022

Vlashent Satën e gjeti ditëlindja në vendin që nuk e ka pëlqyer kurrë, Dojna Mema publikon foton: Të premtoj se…


Shumë njerëz ëndërrojnë të festojnë ditëlindjen në Paris dhe poshtë kullës Eiffel, por nuk është ky rasti i Vlashent Satës.

Artisti ka sot ditëlindjen, por kjo ditë e gjeti në vendin që ai s’e ka pëlqyer kurrë dhe këtë e zbuloi Dojna në urimin e saj. Moderatorja ndau një video të partnerit të saj në Instastory krah të cilës shkroi:

Edhe pse të kapi ora 00:00 poshtë Kullës që s’ke pëlqyer kurrë, të premtoj që bashkë do të kemi të tjera edhe më të pa organizuara (siç e kemi zakon), ama totalisht të çmendura. Gëzuar çunit më të veçantë në botë që jo rastësisht e kam burrë”.

Ajo po ashtu publikoi edhe një video të ëmbël me momentet e tyre më të bukura me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Slashi me energji të pashtershme. Të gjitha copëzat e tua, ty ti du!”

Çifti ditët e fundit ka udhëtuar drejt shtetit francez ku Vlashenti jeton me kohë të pjesshme pprej vitesh pasi jep mësim aty.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Aktualisht, Dojna është në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.

Ndërkohë, disa javë më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al