11 Maj, 2022

Vlerësoni artistet para se të zhduken/ Enca Haxhia “shpërthen” në Instagram, teksa nuk harron të “ngushëllojë” edhe Ronelën: E ke myt


Mbrëmja e djeshme ishte emocionuese për të gjithë. Në orën 21 të mbrëmjes u transmetua “Eurovision 2022”, ku përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit e hapi e para gjysmëfinalen.

Ronela Hajati me këngën e saj “Sekret” realizoi një performancë magjike ne skenën e kompeticionit të muzikës europiane. Ajo mori brohorima të mëdha, por fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Të shumtë ishin ditën e sotme artistët, kolegët dhe jo vetëm të Ronelës që kanë reaguar në llogaritë e tyre sociale. Edhe Enca Haxhia, nuk ka hezituar të japë komentin e saj në lidhje me moskualifikimin e Ronelës. Ajo u shpreh me fjalë të tjera se performance e kolegës së saj ishte e arrirë dhe se duhet t’i vlerësojmë më shumë artiste si ajo, para se të zhduken nga vendi ynë.

“Më në fund prezantohemi me një këngë sic duhet në eurovision(kjo duket nga feedbacku). Le ti vlerësojmë artistet tona të muzikës moderne, para se duan të zhduken nga Shqipëria dhe toksiciteti këtu. Ronela Hajati realisht e ke myt”, shkruan Enca në storin e saj.

Ndërkohë ju kujtojmë që edhe vetë Ronela Hajati ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas skualifikimit nga “Eurovision”. Ndryshe nga sa prisnim ajo është shfaqur e buzëqeshur krah balerinëve të saj. “Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurtë. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma(publiku) ka gjithmonë të drejtë”- shkruante ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al