19 Prill, 2022

“Vuaj nga ankthi”- Tea Trifoni flet për problemet me peshën dhe zbulon ndërhyrjen e fundit në fytyrë (FOTO)


Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka bërë disa ndryshime në fizikun e saj. Fillimisht, 23-vjeçarja vendosi balonin gastrik për të rënë në peshë e më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje në gjoks për ta zmadhuar atë.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram ku zbuloi një ndërhyrje tjetër që ka bërë dhe foli për problemet me kilogramët e tepër dhe ankthin.

“Stres për mua janë kilogramët e tepërt dhe barku obez”– i shkruan një ndjekës ish-konkurrentes së Për’Puthen.

Tea tregoi se vitin e kaluar ajo ka qenë më e dobët se kurrë dhe përsëri dëshironte të ishte më mirë pasi lexonte komentet në rrjet. Duke zbuluar eksperiencën e saj, ajo e këshilloi ndjekësen që “ta dojë veten siç është.”

“Sado moral të të bëj unë, nuk do të ndihesh më mirë dhe nuk ka për të të ikur ky stresi deri në momentin që do vendosësh të duash veten tënde ashtu siç je.

Ti mund ta humbësh atë peshën e tepërt që mendon se ke, mund ta bësh stomakun e sheshtë dhe mund të jesh më e dobët seç ke qenë gjithë jetën tënde, edhe prapë nuk do të pëlqejë vetja.

Nuk do të pëlqejë vetja sepse pastaj do kërkosh të kesh trup më të tonifikuar seç e ke, do duash këmbë më të gjata seç i ke, do duash duar më fine. Prapë nuk do të pëlqejë vetja, deri në momentin që të vendosësh të duash veten ashtu siç je.

Edhe këtë ta them nga eksperienca. Vitin e kaluar, në këtë periudhën prill-maj, kam qenë më e dobët se kurrë. Nuk kisha mish në trup, as gjoks, as vithe, as bark, asgjë, isha kockë e lëkurë. E prapë mendoja se duhej të dukesha më mirë sepse kishte njerëz që më thoshin “Tea je e shëndoshë”.

Ndërkohë mua kishin filluar të më dilnin rrudhat ngaqë isha dobësuar aq shumë. Edhe pastaj vendosa që ti thërrisja mendjes, edhe të kujtoja se para se të filloja të dëgjoja njerëzit që komentonin për mënyrën se si unë dukesha, unë isha shumë e lumtur me veten time. Normalisht që e mira nuk ka fund thoja dhe ka mënyra plot për tu dukur e bukur, por për aq kohë sa je e shëndetshme dhe je e lumtur me veten tënd e do veten tënde.

Nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët. Kështu fillova të haja dhe të shijoja çfarë unë doja të haja.

Duhet të mbash mend se bukuria është subjektive. Ka njerëz që pëlqejnë trupa të mbushur dhe të tjerë trupa të hollë. Mua më pëlqen trupi im i mbushur”, u shpreh Tea.

Një tjetër ndjekës i ka kërkuar asaj një këshillë për problemet me ankthin. Këtu Tea zbuloi se vuan vetë nga ankthi dhe po këshillohet e një psikolog për ta ndihmuar.

“Për këtë nuk të këshilloj dot sepse vuaj vetë nga ankthi edhe akoma nuk i kam bërë dot derman. Nuk di si ta heq. Sigurisht duhet të këshillohesh me një psikolog, sepse profesionistët e asaj fushe janë të vetmit që mund të të ndihmojnë. Këtë po bëj edhe unë.”

Gjithashtu ish-konkurrentja ka zbuluar se po bën një ndërhyerje edhe në buzë. Ajo u shpreh se kishte kohë që donte t’i frynte buzët, por kishte frikë, megjithëse, sipas saj, nuk ishte një proces që shkakton dhimbje.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al