25 Shtator, 2017

‘West Side Family’ , grupi që ngjall kujtime dhe nostalgjinë e viteve 2000


Vokalisti i grupit “West Side Family” Roland Hysi ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet së bashku me anëtarët e tjerë të grupit në një foto të vitit 2002.

Shumë nostalgji dhe kujtime sjell kjo foto, si për faktin se në atë kohë grupi ka qenë ndër më të dëgjuarit dhe të dashurit mes publikut, por edhe sepse prej kohësh një nga pjesëtarët nuk jeton më.

“Ai momenti kur duhej një foto artistike…,”-shkruan Landi krahas fotos, ndërkohë që ajo është realizuar gjatë kompeticionit muzikor “Kënga Magjike”, ku djemtë kanë performuar me këngën ‘Hou çike’, një këngë që pati një jehonë të madhe asaj kohe.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al