2 Prill, 2022

Will Smith dha dorëheqjen nga “Oscars”, përgjigjet presidenti i Akademisë: Do të vazhdojmë me procedurat disiplinore


David Rubin, presidenti i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, i është përgjigjur vendimit të Will Smith për të dhënë dorëheqjen nga Akademia.

Will ishte më parë anëtar i Akademisë dhe ishte ndër njerëzit që votonin për fituesit e çmimeve çdo vit. Pas sulmit të tij ndaj Chris Rock -ut gjatë shfaqjes fundjavën e kaluar, ai vendosi të jepte dorëheqjen nga Akademia para se të merrej ndonjë masë disiplinore ndaj tij.

Presdienti David Rubin ka zbuluar se procedurat disiplinore do të vazhdojnë.

“Ne kemi marrë dhe kemi pranuar dorëheqjen e menjëhershme të zotit Will Smith nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër z. Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar të bordit më 18 prill, ” tha Rubin në përgjigje të dorëheqjes, për Variety.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al