2 Prill, 2022

Will Smith jep dorëheqjen nga “Oscars” pas incidentit me Chris Rock: Veprimet e mia ishin shokuese


Aktori amerikan, Will Smith, ka dhënë dorëheqje nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Oscar” që u mbajt të dielën e kaluar.

Smith, në një deklaratë për Variety, i quajti veprimet e tij gjatë ceremonisë ‘tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme’, duke shtuar se ai do të pranonte çdo pasojë të lëshuar nga Bordi i Guvernatorëve të Akademisë.

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe ndjekësit,” tha Smith. “Kam tradhtuar besimin e Akademisë. I privova kandidatët dhe fituesit e tjerë nga mundësia e tyre për të festuar dhe për t’u nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Unë jam zemërthyer.’

Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “ecëpërpara” me procedurat disiplinore.

Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia. Disa minuta më vonë ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard, ku Smith portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.

Dorëheqje a Smith, sipas Hollywood Reporter, nënkupton se ai më nuk mund të votojë për Oscars, por mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar. Deri më tani ka pak persona që janë përjashtuar nga Oscars: Harvey Weinstein, Bill Cosb dhe Roman Polansky. Ende është e paqartë se çfarë masash disiplinore do të ndërmarrë Akademia ndaj Smith.

Akademia ka thënë se proceduarat do të vazhdojnë ndaj Smith, duke e lënë të hapur mundësinë që atij t’i merret Çmimi Oscar, edhe pse kjo thuhet se ka pak gjasa të ndodhë dhe ekziston mundësia që ai të mos lejohet të marrë pjesë në ceremonitë e ardhshme të Oscars.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al