4 Prill, 2022

Will Smith “nuk mungon” as në ceremoninë e Grammy Awrads, shfaqja hapet duke ironizuar aktorin


Komediani Trevor Noah hapi ceremoninë e Çmimeve Vjetore Grammy duke komentuar shuplakën e famshme të Will Smith ndaj Chris Rock gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të së dielës së kaluar.

Grammy u mbajt vetëm një javë pas ndarjes së çmimeve të Akademisë, ku Smith u ngjit në skenë dhe goditi Rockun pasi komediani bëri një shaka me Jada Pinkett Smith ndërsa prezantonte kategorinë e filmave dokumentarë.
“As mos e mendoni këtë si një shfaqje çmimesh. Është një koncert ku do të japim çmime, do të dëgjojmë muzikë, do kërcejmë, do këndojmë, do të mbajmë emrat e njerëzve jashtë gojës dhe do t’u japim njerëzve çmime gjatë gjithë natës. Pra, le të hyjmë drejtpërdrejt në të.”– tha Noah në nisje të ceremonisë duke risjellë në kujtesë fajlët që Smith i tha Chris Rock.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al