12 Mars, 2022

Will Smith së shpejti vjen me një film biografik, rrëfen historinë e jetës së tij


Will Smith është nominuar për çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në “King Richard” në “Bafta”.

Aktori ka lajmëruar se së shpejti mund të rikthehet në një film të ri i cili këtë herë do të jetë biografik.

Will gjatë muajve është gjendur në mes të ofertave  të ndryshme për ta kthyer historinë e tij të jetës në film, pas publikimit të disa kujtimeve vitin e kaluar.

“Disa kishin frikë se ndershmëria e Will në librin e tij mund të dëmtonte reputacionin e tij. Por është bërë e kundërta dhe e ndihmoi atë të lidhej me audiencën e tij si kurrë më parë. Kur nënshkroi marrëveshjen e librit, ai e bëri këtë duke pasur parasysh një biografi shoqëruese”, tha një burim shkruan The Sun.

Nisur nga kërkesat për ta realizuar këtë film në një kohë shumë të shpejtë, thuhet se Smith do të paguhet mjaft mirë, madje ai ka kërkuar një shumë të majme por ende nuk e ka ndarë atë me publikun.

Megjithatë, një burim është shprehur se ndonëse mund të ketë fitime të mëdha nga ky projektm, ai sërish nuk dëshiron të nxitohet  pasi dëshiron që gjithçka të bëhet në mënyrë të duhur dhe të drejtë.

Libri i tij, i cili doli në nëntor, shënoi ngritjen e tij nga një fëmijë në perëndim të Philadelphia në një reper në krye të toplistave dhe një aktor i aftë i cili theu rekorde në arkën filmike.

Ai gjithashtu trajton jetën e tij personale, duke përfshirë çështjet me gruan e tij Jada Pinkett Smith dhe fëmijët e tij.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al