14 Qershor, 2022

“Xhaketë e vjetër, e ftoj në përballje!” Tan Brama zbulon gjithçka për prishjen e raportit me Ilir Shaqirin: Kam prova, ishte me Arjolën dhe…


Ilir Shaqiri dhe Tan Brama patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku diskutonin dhe kërcenin shumë së bashku, por raportet mes tyre janë prishur pas daljes dhe në 24 orët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme Brama u është rikthyer polemikave duke deklaruar se Ilir Shaqiri e merrte në telefon vetëm për interes dhe kurrë nuk kishte kohë për të dalë me të. Brama e cilësoi ish-mikun e tij si një xhaketë e vjetër, duke treguar edhe raste kur balerini e ka shmangur dhe nuk i ka folur.

“Më mori në telefon për një reklamë, më tha më duhen kaq njerëz. E tha si urdhër, ‘Ej çkemi ça bën ti, nesër më sill kalamajt e tu njerëzit e tu.’ Ja çova. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa më pyetur ‘Ça bërë si je’. Kam prova. Thotë më duhen tre çifte për Sabianin. Të hash dreka darka me të tjerët. Ti kërkoje share dhe të dalësh dreka darka me të tjerët. Nuk kërkoj sallatë, por respekt. I thash ‘O Ilir si mor burrë të mos thuash një herë ‘Çkemi si i ke nga shtëpia?’. ‘Ke të drejt’- tha. Dilte hante dreka me Meridianin, Tanin vetëm për interes. I kam me voice. Kam shumë njerëz dhe s’më intereson vëmendja e tij, për mua ngelet xhaketë e vjetër. Respektoj veten, tjetri vjen dy muaj rresht. Ilir, i dashur, pse s’më fole kur ishe me Arjolën dhe më ktheu shpinën në një hapje restoranti. Jo të më kthesh shpinën ti mua, Tani prap vazhdoi karrierën. Ja se nxjerr mesazhet. Ka mbaruar çdo gjë, ça kafeje mas dy tre muajsh. Me të tjerë nuk është i zënë, e di vet ai. Sa mesazhe më vijnë Ilir Fans, më duket disa adresa i ka ai. Më lini rehat se nuk kam nevojë për vëmendje. Nuk kam pse të jem ziliqar. Unë kam heshtur ama, meqë më pyetën e thash pse të gënjej, pse të them që kam kaluar perfekt me të, them të vërtetën. Nëse ka qejf të vijë, të sqarohet tregojmë mesazhet. Ka shumë artisa të tjerë që më mbështesin, nuk e pres nga persona të tjerë”, tha Tan Brama.

E gjitha nisi ditën e djeshme kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen. “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

Pas publikimit të lajmit Ilir Shaqiri kontaktoi “Panorama Plus” përmes rrjeteve sociale duke lënë të kuptohet e kundërta. Ai na ka dërguar një bisedë e bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku Tani nuk ishte i pranishëm. “Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam patur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”– i shkruan Tani në mesazhet në fjalë, përmes të cilave Iliri pretendon se kanë patur komunikim dhe nuk e ka përdorur për interes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al