5 Shtator, 2017

Xhemi dhe Arbana “arratisen” për të parë ndeshjen e Kombëtares larg shtëpisë e fëmijëve!


Ato janë padyshim ndër shoqet dhe miket më të vërteta e jetëgjata të showbizit shqiptar. I shohim shpeshherë bashkë, jo vetëm në darka miqsh, por edhe familjare , teksa ndajnë me njëra-tjetrën kohë dhe miqësi. Është fjala për dy moderatoret e njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu. Këtë herë vajzat bukuroshe , të shoqëruara edhe nga mikesha e tyre Pranvera Pustina kanë qenë duke darkuar dhe njëkohësiht duke ndjekur ndeshjen e Kombëtares me Maqedoninë.

“Duke parë ndeshjen”, ka shkruar Arbana përbri fotos, ndërkohë që nuk mungojnë komentet e fansave e të njohurve që i komplimentojnë vajzat për bukurinë dhe jo vetëm. Ajo çka bie në sy është që vajzat janë veshur të treja me të zeza. Një rastësi kjo apo lidhet me ndeshjen?! Megjithëse mungon një detaj, e kuqja! Por ajo që bie edhe më shumë në sy është se kë kanë lënë të kujdeset për fëmijët  Xhemi dhe Arbana, apo me siguri bashkëshortët! Nëse është kështu , bëni qejf vajza, që nga ky moment çdo femër ju ka ndopak zili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al