4 Tetor, 2017

Xheni e BB9 sherr me fansat: ‘Mos i mbaj buzët si derr…!’


Ajo është një nga ish-banoret e Big Brother e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të emisionit, kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes në spektaklin e së hënës ‘Dance with me’.

Bëhet fjalë për Xheni Mhillajn, e cila është konfliktuar me fansat e saj në rrjetet sociale.

Në një foto të postuar nga Xheni në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në krahë të Benardit menjëherë pas përfundimit të puntatës së spektaklit “Dance with me”, një komentuese i shkruan që mos t’i mbajë buzët si derr në fotografi.

“Derr je vetë”, -ia kthen Xheni dhe më pas komentet e tyre degjenerojnë në tone më të larta.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al