16 Mars, 2018

Xhensila bëhet xheloze për Besin: Gjeti dashurinë e jetës në Firence (FOTO)


Xhensila Mytezaj dhe Bes Kallaku vazhdojnë të jenë çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos këto ditë kur po përflitet se ata janë në pritje të fëmijës së parë, lajm të cilin çifti nuk e ka konfirmuar.

Çifti aktualisht ndodhet në Firence e këtë e ka bërë të ditur këngëtarja e cila ka postuar disa video nga një restorant.

Në një prej videove aktori i humorit shihet i buzëqeshur teksa mban një pjatë me domate e disa perime.

Në një moment ai puth domaten dhe Xhensila shkruan se është bërë xheloze.

Ndërsa në video këngëtarja dëgjohet të thotë: “Gjeti dashurinë e jetës në Firence”, referuar domateve.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al