29 Shtator, 2017

Xhensila hap albumin e dasmës, ja dedikimet për dashuri të përjetshme


Vetëm para pak javësh ata kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë.

Besin dheXhensilës pas ditës më të shënuar në jetën e tyre i pam në një udhëtim të ëmbël nga Karaibet deri në Dubai duke shëtitur dhe duke u relaksuar nëpër vende me të vërtetë piktoreske.

Vetëm pak ditë më parë ata janë kthyer në Tiranë , ku sikundër ndodh rëndom pritet që t’i kthehen rutinës dhe projekteve të tyre muzikore. Por duket se Xhensila shpirtërisht ende nuk është shkëputur nga emocionet e dasmës.

Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale disa nga fotot më të bukura të dasmës së saj.

Në këto foto ajo shfaqet duke kërcyer me bashkëshortin e saj Besin. Gjithashtu përveç fotove ajo i ka bërë edhe disa dedikime zemre bashkëshortit të saj duke iu betuar për dashurinë të përjetshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al