Çfarë të përbashkëte kanë Monika Kryemadhi, Xhensila Myrtezaj dhe Bieta Sulo? Të treja këto festojnë ditën e sotme ditëlindjen. Të treja i përkasin shenjës së dashit dhe sot në shtëpitë e tyre ka festë.
Bieta i fryu qirinjtë në orën 12 të natës me bashkëshortin e saj, Alban Dudushin dhe djalin e tyre, Kroi Art.
“Kështu e pritëm edhe këtë 9 prill. Me 2 çunat e mi, i vogli s’e ka hiç problem të presë orën 12, por shumë ama t’i rezistojë tortës ? Ps. shija e tortës edhe kësaj here ishte përzgjedhur nga shef Kroi: me shuuuumë fruta të freskëta pylli”, ka shkruar moderatorja dhe autorja e emisionit të pasdites në Top Channel.
Krejt ndryshe ka festuar Xhensila Myrtezaj, që mbrëmja e djeshme e ka gjetur me mikeshat jashtë. Mes alkoolit, kërcimit dhe atmosferës së krijuar, mikeshat kanë qenë të parat që e kanë uruar këngëtaren e njohur. Ndërkohë ditën e sotme festa ka vijuar me stafin e saj, që i kishin organizuar një surprizë. Natyrisht që në këtë festë nuk mund të mungonte as bashkëshorti i saj, Bes Kallaku dhe vajza e tyre, Ajka. Në festën e organizuar nuk munguan as dhuratat dhe tortat, për ‘shefen më të mirë’, që shkruhej në pusullë. Mes atmosferës së krijuar, nuk kanë munguar as kërcimet ku protagoniste ishte Ajka e vogël.
Më e qetë duket situata në familjen presidenciale. Ndryshe nga Bieta dhe Xhensila, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk ka bërë asnjë postim në llogaritë e saja në rrjetet sociale. Ndonëse ajo nuk ka preferuar të bëjë publike asnjë detaj se si po e feston ditën e saj të lindjes, urimet nuk kanë munguar nga të rinjtë dhe gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo edhe miqtë e saj të njohur për publikun.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al