9 Prill, 2021

Në ditën e saj të lindjes, Bes Kallaku i organizon surprizën më të bukur Xhensila Myrtezajt


Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja e njohur është surprizuar që në orët e para të mëngjesit.

xhensila myrtezaj bes kallaku (6)

Mirëpo nuk ak qenë bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, ai që e ka surprizuar para të gjithëve. Në fakt, Xhensila ka marrë një buqetë të madhe me lule, në të cilën kishte edhe një shënim.

xhensila myrtezaj bes kallaku (8)

Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhej krahas dhuratës.

xhensila myrtezaj bes kallaku (2)

Në këtë 28-vjetor sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe një surprizë nga aktori i humorit.

xhensila myrtezaj bes kallaku (7)

Besi i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

xhensila myrtezaj bes kallaku (5)

Madje, ajo zbuloi edhe një detaj. Tek tullumbacet, Besi ka shkruar edhe urimin e tij për gjysmën më të mirë të jetës së tij.

xhensila myrtezaj bes kallaku (9)

Edhe 100 danoçja ime”, shkruhej me shkronja në ngjyrë gold tek tullumbaci.

Ndërkohë, aktori ka publikuar një foto në Instagramin e tij, ku shihet i përqafuar me Xhensilën, krahas së cilës shkruan:

besi

N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj ‘lokja zemres’“.

xhensila myrtezaj bes kallaku (1)

Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë dhe kolegët, disa nga të cilat i ka ndarë me ndjekësit në Instastory.

xhensila myrtezaj bes kallaku (4)

Xhensila dhe Besi janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

xhensila myrtezaj bes kallaku (7)

Pak kohë më parë, Xhensila u përfol për një shtatzëni të dytë, por të gjitha aludimet u hodhën poshtë dhe artistja vazhdon të jetë në super formë, me linja trupore perfekte për shkak të stërvitjes në palestër dhe kujdesit që tregon me ushqimin.

xhensila myrtezaj (10) xhensila myrtezaj bes kallaku (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al