8 Mars, 2022

Xhensila Myrtezaj s’e fsheh më Ajkën/ Tashmë e ngjit edhe në skenë, momenti epik gjatë koncertit


Xhensila Myrtezaj prej disa javësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përveç pushimeve me familjen ka realizuar edhe disa koncerte. Madje, në koncertin e fundit që ka mbajtur ka ngjitur në skenë edhe të bijën Ajkën. Në videot e publikuara në rrjetet sociale Xhensila shihet tek performon me të në krah. Në një moment kur Besi e mer dhe e largon nga skena ajo nisë të qajë duke dhuruar një moment funny dhe të bukur për të gjithë.

Artistët kanë qenë të rezervuar me ekspozimin e vajzës së tyre në rrjetet sociale dhe në publik. Megjithatë, vitin e fundit duket se kanë vendosur të jenë më të hapur duke mos i ‘kursyer’ fotot e saj në rrjetet sociale e madje edhe duke e shfaqur para të gjithve siç ishte rasti i këtij koncerti.

 

 

Udhëtimi i Xhensilës në SHBA ka shkaktuar shumë polemika. Një foto e postuar nga këngëtarja e njohur nga pushimet e saj dhe familjes në SHBA. Në foton në fjalë ajo pozonte me Ajkën e cila i shihte barkun. Këto poza zakonisht i kemi parë që nënat i realizojnë me fëmijët e tyre kur janë në pritje të ëmbël, andaj menjëherë njerëzit nisën të komentojnë se ajo do bëhet nënë sërish.

Megjithtë, Xhensila reagoi duke thënë se lajmi nuk është i vërtetë, kur u kontaktua nga “Prive”. “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose nëj motër është në plane, por ky nuk qenka moment”- kishte thënë ajo në prononcimin e saj.

Por, në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale nga një prej koncerteve të fundit të saj në kontinetitn amerikan tregojnë të kundërtën. Xhensila dukshëm ka shtuar në peshë dhe barku i saj është më i rrumbullakosur. Madje, nëse do i krahasonim këto foto me ato që ajo vet poston në rrjetet sociale, diferenca është e dukshme. Në Instagram Xhensila duket e tonifikuar dhe në super formë, mirëpo diferenca ëstë mëse e dukshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al