Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, publikoi pak ditë më parë klipin e këngës “Çelsi i zemrës”, një dedikim kushtuar bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Xhensila e ka kënduar këtë këngë ditën e dasmës dhe më në fund publikoi dhe videoklipin, ku të dy duken shumë romantikë pranë njëri-tjetrit.
Ajo që bie në sy, ndër të tjera, është palltoja prej pellushi, një nga tendencat më të fundit të këtij sezoni dimëror. Pellushi që mban veshur Xhensila në këto foto, është “Teddy Bear Icon Coat” e Max Mara-s dhe kushton plot 3,590 Dollarë. Ndërsa, në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”, ku bashkëshorti i saj Bes Kallaku ishte në rolin e prezantuesit, Xhensila u fotografua në hollin e Pallatit të Kongreseve, me veshje po ashtu të shtrenjtë, ku binte në sy çanta Chanel.
Vitin e kaluar, mediat rozë bënë një shkrim për artisten, duke u bazuar te fotot e saj në rrjetet sociale, ndërsa ishte duke bërë shopping në dyqanet më të shtrenjta të Londrës, së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallakun. Si shumica e vajzave që e kanë pasion të bëjnë shopping, edhe Xhensila u komentua jo vetëm për pushimet, po për blerjet e luksit duke pasuruar kështu garderobën e saj me veshje marke. Nga sa mund të shihej nga vetë postimet e këngëtares, ajo vizitoi disa nga dyqanet e markave më të njohura, siç janë: Chanel, Louis Vuitton e Harrods, në një nga qendrat tregtare më të shtrenjta në Londër.
Siç u pa nga postimet në “Instastory”, çantat ishin aksesori i preferuar i Xhensilës, ku mund të veçojmë një çantë të saj D&G, në ngjyrë rozë, që kushton 2.450 Euro. Viti 2017-të ishte i rëndësishëm për Xhensilën, e cila celebroi fejesën disavjeçare me Besin gjatë një ceremonie madhështore VIP.
E pyetur në media për paratë që fiton nga muzika dhe shpenzimet që bën për këngët, klipet dhe veshjet, ajo është përgjigjur se në fillim i ka dhënë një dorë Besi, po tani fiton vetë nga koncertet, duke ia ka dalë që të sigurojë vetë të ardhurat dhe të mbulojë me to kërkesat e saj.
“Unë kam punuar fort dhe, sigurisht, pa mohuar dhuratat e partnerit, të gjitha veshjet që shihni dhe çdo shpenzim timin e blej vetë”, ka thënë Xhensila.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al