Besi dhe Xhensila janë një nga çiftet më simpatike të ekranit. Vetëm pak muaj më parë ata kurorëzuan vitet e gjata të dashurisë në martesë dhe duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Kthimi në Tiranë pas muajit të mjaltit dhe pushimeve në vendet piktoreske, jo vetëm që i ka bërë gati për ‘rinisjen’ e planeve të karrierës, por ka nisur edhe bashkëjetesa si burrë e grua.
Në këtë pikë duket se Xhensila si një nuse për shtëpi i ka marr mbi supe përgjegjësitë. Në fotografinë e postuar në Instagram ajo duket ndërsa po gatuan një tavë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al