6 Nëntor, 2017

Xhensila Pere me serum në spital, çfarë ka ndodhur me konkurrenten e ‘Dance with me’


Modelja dhe ish-missi i njohur Xhensila Pere ,e cila aktualisht është konkurrente në “Dance With Me” ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën ka treguar se ndodhet e shtruar në spital, duke marr serum.

Mbi diçiturën e fotografisë shkruhet : “Plasi syri i keq” , por edhe ka konfirmuar se do të jetë e pranishme në mbrëmjen e sotme në spektakël.

Kujtojmë këtu se në fundjavë Xhensila u shfaq në krahë të Bernardit duke kërcyer natën në një pub, ndërkohë që ky i fundit sapo i ka dhënë fund lidhjes me Xhenin. Burime për ‘Panorama’ kanë thënë se Bernardi dhe Xheni nuk do të jenë më në ‘Dance with me’, megjithëse çdo dyshim do marr fund sonte në mbrëmje gjatë spektaklit.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al