11 Prill, 2022

Ylli i ‘Bridgerton’ zbulon dëshirën e pazakontë: Iu luta producentëve të dilja zhveshur


Calam Lynch ishte shumë i gatshëm për të dalë pa këmishë në “Brigerton”.

Por për fatin e keq të aktorit, personazhi i tij, Theo Sharpe, e mbajti këmishën veshur gjatë gjithë sezonit të dytë. “Unë stërvitem gjithsesi, kështu që thashë: ‘Më në fund, një arsye. Unë mund t’i tregoj botës!’” tha 27 vjeçari duke qeshur për “Page Six” në një intervistë të re.

“Iu luta producentëve ekzekutivë Tom Verica dhe Chris Van Dusen në xhirime duke thënë: ‘Çfarë mendoni? Ndoshta Theo duhet të jetë topless në këtë skenë? Ndoshta ai është duke bërë printimin, por ai është topless.” -zbuloi ai. Edhe pse Lynch u mundua të gjejë ndonjë justifikim që Theo të dilte topless “Kjo sigurisht që nuk ndodhi”.

Lynch luan një rol të rëndësishëm në serialin romantik të Netflix: Në sezonin e dytë ai shfaq një interes për Eloise Bridgerton (Claudia Jessie), e cila shkon tek ai në kërkim të informacionit mbi identitetin e vërtetë të Lady Whistledown. Ata thuajse shkëmbyen një puthje, por tanimë, marrëdhënia e tyre u ndërpre për shkak të klasave shoqërore të ndryshme që i përkasin.

Epo nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të stërvitet edhe më shumë se ku i dihet mund të dalë pa këmishë sezonin e ardhshëm.

Aktori me origjinë britanike është brezi i tretë i familjes së tij që bëhet pjesë e botës së kinemasë. Gjyshi i tij Cyril Cusack konsiderohej si një nga aktorët më të mëdhenj të Irlandës, prindërit e tij, Finbar Lynch dhe Niamh Cusack, janë të dy aktorë teatri dhe xhaxhai i tij Jeremy Irons është fitues i një çmimi Oskar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al