19 Maj, 2022

Ylli i “Manchester City” i jep fund beqarisë, kurorëzon në martesë dashurinë e tij me modelen bukuroshe


Teksa triumfi në “Premier League” ende nuk është siguruar futbollisti i “Manchester City” e mori kupën e tij më të rëndësishme pak ditë para mbylljes së soznit. Po flasim për Ilkay Gundogan i cili ka zbuluar se është martuar me të fejuarën e tij modele Sara Arfaoui, pesë muaj pasi u fejuan.

31 vjeçari dhe modelja italiane, 26 vjeç, e dhanë lajmin në faqet e tyre zyrtare në Instagram ku publikuan edhe disa foto nga ceremonia private. Në mbishkrimin e postimit të tyre, të porsamartuarit treguan se si ishin vërtet të lumtur, me një foto ku shihet futbollisti gjerman duke treguar unazën e martesës.

Një tjetër foto tregonte Ilkay dhe Sara duke mbështetur kokën pranë njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë. Mesfushori u shfaq me një kostum gri të errët dhe këmishë të bardhë, ndërsa modelja kishte veshur një xhaketë serioze të bardhë. Sara u pa gjithashtu e ulur në avionin e tyre privat duke mbajtur një tufë lulesh, ndërsa zbuloi veshjen e plotë që kompletohej me një fustan të bardhë saten.

Çifti duket se u martuan në një ceremoni private në Kopenhagen, Danimarkë. Në mbishkrimin e postimit ata aluduan se kishin planifikuar një festë të madhe, ndërsa shkruanin: ‘Ne jemi martuar. Jemi vërtet të lumtur – mezi presim të festojmë me familjet dhe miqtë tanë.’

Ilkay njoftoi fejesën me një foto të ëmbël duke treguar unazën e Sarës në Instagram më 6 dhjetor. Çifti u takua në vitin 2021 dhe u fejuan në të njëjtin vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al