Endrick, 18-vjeçari i cili luan për Real Madrid, është martuar me partneren e tij Gabriely Mirandy në Spanjë.
Çifti janë në një marrëdhënie prej më pak se një vit, por tashmë i kanë dhënë fund beqarisë dhe lajmin e kanë zbuluar me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.
Modelja braziliane, e cila është tre vjet më e madhe se futbollisti, shkroi në Instagram: “Mateu 19:6: “Pra, ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj atë që Zoti ka bashkuar askush nuk mund ta ndajë. Më në fund u martuam.”
Çifti nuk e kishin bërë të ditur martesën e tyr, derisa publikuan foto në Instagram ku tregonin unazat e martesës në gisht.
Endrick ka treguar më parë se ka një “kontratë” me partnerin e tij, e cila përfshinte ndalime të ndryshme dhe nevojën për të thënë “të dua” sa herë që të jetë e mundur.
Ka disa klauzola më serioze, duke përfshirë ndalimin e çdo forme të varësisë dhe ndryshimet drastike në sjellje.
Endrick, në atë kohë, shpjegoi: “Kushdo që nuk e zbaton këtë, kur të vijë fundi i muajit, duhet t’i japë tjetrit atë që dëshiron. Unë kërkova kufje Apple dhe ajo mi bleu”.
Miranda hodhi më tej dritë mbi ‘klauzolat’ e përfshira në kontratën e tyre, të cilat ajo i ka përshkruar si një “marrëdhënie emocionale vullnetare” të bazuar në “respekt, mirëkuptim dhe dashuri”.